Plisi (Qeleshja) është simboli i identitetit kombëtar shqiptar, i mbrojtur me kujdes dhe krenari gjatë gjithë historisë sonë të lashtë. Plisi, kapela autoktone, është veshur nga shqiptarët prej shekujsh.
Në krahinat e ndryshme ai ka emërtime të ndryshme, si qeleshe, kësulë, qylaf, por pavarësisht emrit, ai është simbol i identitetit kombëtar shqiptar. Në paraqitjet, monedhat dhe statujat antike gjenden figura me mbulesa koke konike, pa buzë, që i ngjajnë mahnitshëm plisit të sotëm.
Edhe mbulesa antike e kokës, e përshkruar si “kësula ilire”, tregon paralele të qarta.
E bardha në kulturën shqiptare tradicionalisht qëndron për pastërti, nder dhe çiltërsi, vlera që kishin peshë të madhe në kodin e nderit.
Prerja pa buzë, e thjeshtë, e nënvizon simbolikën, pa stoli, pa shkëlqim, por përmbajtje e qartë e dinjitoze. Në këtë foto shfaqet një familje e madhe shqiptare nga krahina e Zadrimës, e fotografuar në vitin 1916
Të gjithë burrat dhe djemtë shfaqen me Plis (Qeleshe) të bardhë, një nga simbolet më të lashta dhe më të dallueshme të traditës dhe identitetit shqiptar.









