ZaFest, Lumina Electronic, Ara Malikian, filma, teatër, stand-up, jeta e natës – Sugjerimet e “Almanart”

“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.

Kjo shënon javën e katërt të muajit korrik dhe aktivitetet do të jenë të ndryshme, në disa qytete të vendit.

Muzika, koncertet, festivalet do të vijojnë, si: “Hemingway Jazz Fest” në Tiranë më 20 e 21 korrik 2025, Festivali polifonik “ON FEST” te Porta e Pashait më 21-23 korrik 2025, Festivali i muzikës moderne – Edicioni 8 më 23-26 korrik 2025 në Shkodër e Tiranë, “SHOW VEROR 2025” në Vlorë më 23 korrik 2025, Koncert nga Kuarteti i Harqeve nga Spanja “Atenea” në Tiranë më 24 korrik 2025,  ZaFest 2025 në Shkodër më 24-26 korrik 2025 pranë Muzeut Historik dhe Kalasë së Rozafës, Lumina Electronic Music Festival te Parku Rinia, Korçë më 25 e 26 korrik 2025, Koncert “Intruso” nga violinisti Ara Malikian te Amfiteatri i Tiranës më 26 korrik 2025, ARBNIGHT – Ethno Pulse te Pazari i Vjetër, Korçë më 26 korrik 2025.

Sa i përket filmave, kinemave verore, do të ndiqni: Filmi “Kapedani” te Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave më 21 korrik 2025,  filmat e së martës te Semafori Studio Shop, Xhazi, kinemaja dhe përvoja afrikano-amerikane në ekzile të improvizuar nga Kinemateka Shqiptare më 23 korrik 2025, Programi 12 ½ me filmat dokumentarë 42 vite histori” dedikuar Roland Tashos nga Marina Dimo dhe “Postcards from the Alleyways” nga Kaltrin Zalla më 24 korrik 2025 te Qendra e Artit “Agimi” Tiranë, Programi i aktiviteteve artistike te Vila 31 x Art Explora me video ese më 22 korrik 2025 si dhe përzgjedhje të filmave nga Dokufest më 25 korrik 2025, si dhe kinematë verore si: “Chateau Fasel” Tiranë,  Open Sky Cinema, Pogradec, “Open Air Tirana”, Kinomeer.

Shfaqjet e teatrit të javës do të jenë: Shfaqja e komedisë “Vendi më i humbur në Shqipëri” te Amfiteatri Antik Durrës më 21-23 korrik 2025, Shfaqje për fëmijë “PYLLI MAGJIK” nga TEATRI I KUKULLAVE në Gjirokastër më 22 korrik 2025, Shfaqja “Tre derrkucët” nga Teatri i Kukullave në Vorë më 23 korrik 2025, Shfaqja “Tre derrkucët” nga Teatri i Kukullave te Pallati i Kulturës, Librazhd më 24 korrik 2025.

Ekspozitat gjatë javës do të jenë: Ekspozita personale “Fllad Vere” nga Mario Shemaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “WeBalkansPhotoExhibition” në Tiranë pranë “Europe House”, Ekspozita “Ngjyra që fliste kur fjala hesht” te “Tek Bunkeri” Tiranë, Ekspozita Lule Maji 2025 “A Reservoir of Care, Love, Rebellion” te Bulevard art & media instituteEkspozita “Objekt Studimi” nga Ilir Kaso te “Soma Vinyl Station” Tiranë,  Ekspozita “MOTHER NOT AN ARTIST ARTIST NOT A MOTHER” nga Albe Hamiti te Bazament Art SpaceEkspozita “Kujtesa e Mesdheut – Nga antikiteti në kohët moderne” te Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë,  Ekspozita “Armiku i jashtëm” nga Bashkim Shehu te COD KryeministriEkspozita “Under the skin” nga Ardian Isufi te Galeria e Arteve “Debussy Fine Art” Tiranë, Ekspozita “Shot/Reverse Shot” nga fotografi Barry Lewis, Ekspozita “PSYCHOMNEMONIC MACHINE” nga THEO NAPOLONI te Galeria e Bregdetit Radhimë, “Performative Exhibition #5 – Lyhnida – The Lake of Light” te Galeria e Artit Pogradec.

Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë:  Mbrëmje poetike në Rehovë, Kolonjë më 21 korrik 2025, Aktivitet kushtuar Martin Camajt për 100 Vjetorin e lindjes së poetit në Shkodër më 21 korrik 2025,Product Launch #6 w Almanart më 23 korrik 2025 pranë Kub “One Connected Hub”,  Takim mbi Spaçin “Çfarë roli luan Spaçi në ndërtimin e kujtesës kolektive?” nga HBS te Destil Creative Hub më 24 korrik 2025, Takim me poetin Lulzim Tafa nga QKLL më 25 korrik 2025,  “AWD/Screenings” Dokumentar nga Dieter Rams te Qendra e Artit Agimi më 25 korrik 2025, si dhe do të jetë fundjava e hapur te Vila 31 x Art Explora.


Stand-up comedy “The usual suspects” te Comedy Thursday
do të jetë eventi i kësaj jave që do të mbahet më 24 korrik 2025 pranë “Tunel Terrace”.

Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, ku do të ketë muzikë live, DJ të ndryshëm, në zhanre muzikore si rock, elektronike, jazz etj. në pishina, lokale, bare, beach bare, club e club verore.

Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.

Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!

Almanart-e-Book-Summer-Festivals
Almanart