Sugjerimet e “Almanart”
“Almanart” është një platformë kulturore që synon rritjen e vizibilitetit të aktiviteteve kulturore te publiku kudo në Shqipëri.
Kjo shënon javën e aktiviteteve mes datave 3 e 9 nëntor 2025 me aktivitete të ndryshme, në disa qytete të vendit.
Shfaqjet e teatrit do të jenë Teatri “15 ditë prilli” te Teatri “Migjeni” Shkodër më 3 nëntor 2025, Shfaqja e teatrit “AMERIKAN” nga Ina Morinaj te Teatri “SKAMPA” Elbasan më 3 e 4 nëntor 2025, Teatri “Gruaja e burrit tim” në Mirditë më 4 nëntor 2025, Komedia “NJË MARTESË..NJË DIVORC…NJË FUNERAL” te Teatri “Bylis” më 5-6 nëntor 2025, Teatri “Si ta doni” nga William Shakespeare te “Teatri Kombëtar” më 5-9 nëntor 2025, Festivali “METROFEST 9” – Shfaqja “Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur” nga Erina Lazi te Teatri Metropol më 7-9 nëntor 2025, Shfaqja “ZULLULANDIA” Mbi motivet e Faik Konicës te Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” më 8 e 9 nëntor 2025.
Sa i përket filmave e festivaleve të filmave, do të mbahen Kineastja – “Black Rose” Meredith Allen më 3 nëntor 2025, Filma & diskutime nga “HBS Tirana” më 5, 7 e 9 nëntor 2025, Authors meet authors “Politika në film – Roland Sejko & Kaltrina Krasniqi” më 5 e 6 nëntor 2025, Filmi “House with a voice” te “Tulla Culture” Tiranë më 7 nëntor 2025, Programi 12 1/2 – “Ka me kalu” nga Flonja Kodheli më 8 nëntor 2025, Programi i nëntorit te Vila 31 Art Explora më 8 nëntor 2025 ku do të jepen filmat e artistëve rezidentë, si dhe “Tirana 48 Hour Film Project” më 7-9 nëntor 2025.
Muzika, koncertet, baleti, festivalet do të vijojnë, si: Baleti “La Sylphide” te Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit më 3-5 nëntor 2025, Albania Dance Meeting – Re-Garde më 4 nëntor 2025, Mbrëmje muzikore “Tingujt nën Kontroll” te Tek Bunkeri më 5 nëntor 2025, Muzika e George Enescu-t te TKOB më 6 nëntor 2025, “Flauti Magjik – Mbrëmje Klasike & Moderne më 7 nëntor 2025, Koncerti “Shqipëri, o nëna ime” te TKOB më 8 nëntor 2025.
Nëntori numerik vjen në “KubFranceTirana” me aktivitete të ndryshme si eksperienca imersive, biseda, workshop dhe performanca duke nisur që nga data 30 tetor e deri më 20 nëntor 2025, ku do të gjeni VR “En tête-à-tête avec la Joconde”, “Madrid Noir”, “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në erën digjitale” nga Erjon Tusha te KubFranceTirana më 30 tetor 2025, Workshop mbi mediat sociale nga Geek Room te KubFranceTiranë më 8 nëntor 2025 gjatë nëntorit.
Ekspozitat gjatë javës do të jenë Ekspozitë “No Art Zone” nga Vladimir & Noel Myrtezai, Ekspozita “Shqipëria 1921 – Eugène Pittard”, Ekspozita “Magjia e vizatimit” nga Gazmend Leka te Galeria “FAB” Tiranë, Ekspozita nga Jutta Benzenberg “Don’t Look Back at the Burning House”, Ekspozita “Living Walls” te “Catalyst Story Institute” Tiranë, Ekspozita “Diell në Fijet e Barit” nga Blerta Hashani, Ekspozita “A retrospective in six lessons + 1” nga Ilir Kaso, Ekspozita personale “Plisi në histori” e artistit Eduart Karaj te Galeria e Artit Tiranë, Ekspozita “Are We There Yet: What Are the Road Signs to the EU”, Ekspozita “Prani” nga Ergys Zhabjaku te Piramida, Ekspozita “A retrospective in six lessons + 1” nga Ilir Kaso, Ekspozita “Rezonanca e fytyrës – Bekim Dyla”, Ekspozita personale e Niko Moskos në Korçë.
Java Kulturore Spanjolle do të zgjasë më 3 -7 nëntor 2025, ku do të përmendim Prezantimi i librit në shqip “Anatomia e një çasti” te libraria Babel më 3 nëntor 2025, Shfaqje flamenko “Recóndito” nga Lucía La Bronce më 3 nëntor 2025, Kinematografia spanjolle më 4-6 nëntor 2025.
Aktivitetet për fëmijë do të jenë “Ne jemi ndryshe” nga Cirku Kombëtar më 5 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Luanushi i frikësuar” te Teatri Kombëtar Eksperimental “K.Spahivogli” Tiranë më 6-9 nëntor 2025, Teatri për fëmijë “Libri i Xhunglës” te “Teatri i Kukullave” Tiranë më 7-9 nëntor 2025, “Arti i Cirkut përballë Inteligjencës Artificiale” nga Cirku Kombëtar te Teatri i Kukullave më 8 e 9 nëntor 2025.
Takimet, diskutimet, bisedat gjatë kësaj jave do të jenë: Promovimi i librit “It’s my time” nga Flora Skëndo më 4 nëntor 2025, Teatri Koreja 1985-2025 Autobiografi e një teatri për pamje te Librari Babel, Piramida më 4 nëntor 2025, “Digjitalizimi dhe ruajtja e imazheve filmike në AQSHF” nga Erjon Tusha më 5 nëntor 2025, Prezantim i romanit “Xhejmsi” të Percival Everett-it te Libraria “Adrion” Tiranë më 5 nëntor 2025, diskutime nga “HBS Tirana” më 8 nëntor 2025, Diskutime mbi filmat dhe animacionin nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë më 7 e 8 nëntor 2025, Promovim i librit “Në atë vend” nga Ardian Vehbiu te Librari “Valentini” Tiranë më 7 nëntor 2025, Publikimi i revistës së artit dhe zejeve “Artet” te Tulla më 8 nëntor 2025, Punëtori e dancit bashkëkohor DANCEZONE me Was Bleibt Kollektiv dhe Gentian Doda më 7 e 8 nëntor 2025, Takimi i poezisë “Tea & Poems” nga Grupi i Librit – SA më 9 nëntor 2025.
Jeta e natës gjithashtu do të ketë aktivitete të shumta, që i gjeni të përditësuara në website dhe mobile app.
Gjithashtu në “Almanart” gjeni dhe thirrjet për projekte të ndryshme artistike për të pasuruar portofolet tuaja të punimeve.
Mos harroni, që në “Almanart” gjeni “Art e kulturë vetëm me 1 click”, tashmë dhe në versionin mobile app!
				


