“Agresioni fashist i 7 prillit te vitit 1939” te “Muzeu Historik Kombetar”
Cikël me leksione të hapura me temë trashëgiminë kulturore dhe historinë
“Agresioni fashist i 7 prillit të vitit 1939”
Muzeu Historik Kombëtar si institucioni më i madh i memories kombëtare organizon një cikël me leksione të hapura me temë trashëgiminë kulturore dhe historinë, të cilat do të vijojnë për ta kthyer muzeun në një qendër kërkimore dhe shkencore për të rinjtë. Në këtë kuadër kemi menduar të organizojmë një bisedë me prof. ass. dr. Bernard Zotaj, i cili do të mbajë kumtesën me temë: “Agresioni fashist i 7 prillit të vitit 1939”.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e premte, më 7 prill 2023, ora 11.00 në ambientet e pavijonit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të Muzeut Historik Kombëtar. Ky aktivitet organizohet nga Muzeu Historik Kombëtar në bashkëpunim me Shoqatën e Historianëve Ushtarakë të Shqipërisë.
Ju mirëpresim!