Albanian Brass Festival – Eco Brass x Tirana Moons
🎺✨ ECO BRASS x Tirana Moons 🌙
Dt 31.05.26. H19:30
Një eksperiencë unike muzikore ku tingujt e instrumenteve të tunxhit bashkohen me efektet elektronike, duke sjellë një atmosferë moderne dhe krejt ndryshe për publikun shqiptar.
Një bashkëpunim artistik mes muzikantëve austriakë dhe shqiptarë, i cili vjen në një nga lokacionet më trendy të Tiranës — Tirana Moons.
Gjatë mbrëmjes do të përjetoni energjinë e brass-it të ndërthurur me sound-e elektronike, në një koncert që thyen kufijtë mes traditës dhe inovacionit. ⚡🎶
Ky aktivitet mbështetet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Ambasada Austriake në Tiranë dhe Agjencia e Industrive Kreative pranë Bashkisë Tiranë.
Ju mirëpresim! ✨