Authors meet authors: Ylljet Aliçka & Doruntina Basha
25 vjet më parë, “Parrullat” u bë filmi i parë shqiptar i zgjedhur në Quinzaine des Cinéastes (Kanë 2001), ku fitoi Çmimin e Rinisë. Pak muaj më vonë mori Tokyo Grand Prix në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit të Tokios. U zgjodh në listën e ngushtë të Feature Film Selection të European Film Awards 2001 dhe u paraqit si kandidatura zyrtare e Shqipërisë për Oscar-in për Film të Huaj (74th Academy Awards).
Pas shumë vitesh pa u shfaqur në Tiranë, “Parrullat” rikthehet në ekran.
Në mbrëmjen e 21 majit, Ylljet Aliçka takohet me skenaristen Doruntina Basha, në një bisedë mbi skenarin si një hapësirë krijimi mes tekstit dhe imazhit, narracionit dhe realizimit.
PARRULLAT rrëfen për Shqipërinë e viteve ‘70, kur një mësues i ri dërgohet nga Tirana në një fshat të largët malor. Detyra e tij e parë: të zgjedhë një parrullë politike për klasën e tij dhe bashkë me nxënësit ta shkruajë me gurë të bardhë në shpatin e kodrës. Filmi bazohet në tregimin autobiografik të Ylljet Aliçkës, i cili është edhe bashkëskenaristi i tij.
——
25 years ago, Slogans became the first Albanian film selected at the Quinzaine des Cinéastes (Cannes 2001), where it won the Youth Prize. A few months later, it received the Tokyo Grand Prix at the Tokyo International Film Festival. It was selected in the Feature Film Selection shortlist of the European Film Awards 2001 and was presented as Albania’s official candidacy for the Oscar for Foreign Language Film (74th Academy Awards).
After many years without being shown in Tirana, Parullat returns to the screen.
On the evening of May 21, Ylljet Aliçka meets with screenwriter Doruntina Basha, in a conversation about the script as a creative space between text and image, narration and realization. A dialogue on authorship, writing and contemporary cinema.
SLOGANS tells the story of Albania in the 1970s, when a young teacher is sent from Tirana to a remote mountain village. His first task: to choose a political slogan for his class and, together with the students, write it in white stones on the hillside. The film is based on the autobiographical story of Ylljet Aliçka, who is also its co-writer.