Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Buk Reading Series – Peizazhet e Fjalës”

Të dashur miq, autorë dhe lexues,

Në këtë javë të Panairit të Librit, me vëmendjen te librat dhe lexuesit, duam të na bashkoheni në një tjetër lloj kuvendi dhe hapësire. Larg zhurmës, presionit të blerjeve apo promovimeve, “BÜK READING SERIES” është një mbrëmje intime e krijuar për të lexuar së bashku dhe, mbi të gjitha, për të dëgjuar njëri-tjetrin.

Revista “Peizazhe të Fjalës” ju fton në serinë e parë të leximeve tona, ku do të kemi mundësinë të dëgjojmë e zbulojmë zëra letrarë të spikatur e të rinj në Shqipëri.

– Nëse doni të lexoni diçka (jo më gjatë se rreth 5 minuta) na kontaktoni.
– Përparësi për ata që do të lexojnë tekstet e veta.

Nëse thjesht doni të jeni pjesë e një mbrëmjeje të bukur letrare, të pini diçka dhe të dëgjoni krijime të lexuara nga vetë autorët, mjafton të vini. Hyrja është e lirë.

Ejani të krijojmë së bashku peizazhe të fjalës.

Ju mirëpresim!

Date

14/11/2025
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

"Hana Corner Caffe" Tiranë

Organizer

Peizazhet e Fjalës
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.