Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Creative Morning #Pattern me Anna Shkrelin te “COD Kryeministri”

Tema globale e CreativeMornings për muajin qershor është PATTERN, rreth së cilës do të flitet në 240 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar Anna Shkreli, kryeredaktore letrare dhe eksperte komunikimi, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Printimi, veçanërisht në kontekstin e paterneve të përsëritura, është një teknikë e vjetër që ka evoluar ndjeshëm gjatë shekujve. Kjo metodë e aplikimit të shenjave në sipërfaqe të ndryshme i ka rrënjët në qytetërimet e lashta dhe mbetet integrale në industri të ndryshme, nga tekstilet, tek arti dhe printimi i teksteve, apo librave.“
Anna Shkreli është kryeredaktore letrare dhe eksperte komunikimi. Lindi në Bologna, Itali, ku dhe u rikthye per të kryer studimet e larta bachelor në degën “Letërsi dhe Trashëgimi Kulturore”. Gjatë viteve 2014-2017 studioi dhe punoi për Pan Macmillan në Londër, nga ku dhe mban një diplomë Master of Arts në “International publishing and Editorial” lëshuar nga City University London. Anna ka punuar më së shumti në editori librash por dhe në ndërsektorë të tjerë, si këshilltare komunikimi (2017-2019, 2023-2024), eksperte letrare në projekte muzeografike (2019) dhe hartuese strategjish edukative përmes artit dhe kulturës. Nga gushti i vitit 2020, themeloi shtëpinë botuese Berk, ent i pavarur, i specializuar kryesisht në hulumtimin dhe botimin e teksteve të natyrës shoqërore, filozofi ligjërimi, histori, gjuhësi dhe arkitekturë. Anna ka shkruar tekste të ndryshme që hulumtojnë marrëdhënien mes zhvillimit urban dhe memories kolektive, temë qëndrore e saj dhe në librin përfaqësues të pavijonit të Kosovës në Bienalen e Arkitekturës së Venecias (2021).

Eventi do të mbahet të premten, datë 28 qershor, ora 10:00, te COD, Tiranë. #cmpattern

Date

28/06/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

COD Kryeministri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.