“Creative Mornings te Qendra e Artit “Agimi” Tirane
Tema globale e CreativeMornings për muajin korrik është TREASURE, rreth së cilës do të flitet në 229 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar arkeologun dhe studiuesin Ols Lafe, i cili do të ndajë me ne eksperiencën e tij kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Gjithcka që na rrethon është thesar, varet nga kendvështrimi i gjithsecilit.
Shqipëria është një thesar i bukur, por pak i njohur.
Një nga thesaret më të bukura, që kam patur mundësinë të punoj, ka qenë kërkimi im në Luginën e Shalës, në veri të Shqipërisë.”
Ols Lafe ka studiuar histori dhe arkeologji në Universitetin e Tiranës, Shqipëri. Ai ka marrë një diplomë master në Universitetin e Cincinnati, Ohio (SHBA) dhe ka një doktoraturë në menaxhimin e trashëgimisë kulturore nga Universiteti i Tiranës, Shqipëri.
Libri i tij në bashkëautorësi mbi kulturat fisnore të Shqipërisë së Veriut, i titulluar Dritë dhe Hije: Izolimi dhe Ndërveprimi në Luginën e Shalës në Shqipërinë e Veriut, ka fituar Çmimin e e Shoqatës për Arkeologjinë Amerikane për vitin 2014 në kategorinë e kërkimit shkencor.
Aktualisht ai drejton Qendrën për Zhvillimin e Trashëgimisë Antike dhe Mesjetare Shqiptare (CDAMAH), një qendër kërkimore shkencore në universitetin shtetëror “Aleksandër Moisiu” në Durrës, Shqipëri.
Eksperienca e tij e punës është e fokusuar në arkeologji, gërmime dhe botime, por interesat profesionale përfshijnë gjithashtu trajnimin në politikat turistike dhe kulturore, turizmin historik, menaxhimin e monumenteve dhe restaurimin e tyre, administrimin e muzeve dhe parqeve arkeologjike dhe prezantimin dhe komunikimin e tyre të vlerave në publik.
Eventi do të mbahet të premten, datë 28 korrik, ora 10:00, te AGIMI Art Center, Bulevardi Bajram Curri, Tiranë.