CreativeMornings #movement Majlinda Kelmendi
Tema globale e CreativeMornings për muajin prill është MOVEMENT, rreth së cilës do të flitet në 225 qytetet në botë, që aplikojnë këtë projekt prej vitit 2008.
Në Tiranë kemi ftuar artisten Majlinda Kelmendi, e cila do të ndajë me ne eksperiencën e saj kreative dhe profesionale rreth kësaj teme.
“Një lëvizje, një grup organizativ i përkushtuar në ndryshimin e një situate te caktuar shoqërore, kulturore, politike, ekonomike, apo të tjera, përmes strategjive dhe taktikave. Ky grup organizativ kërkon të realizojë një qëllim të përbashkët ose të ndryshojë një gjendje për të arritur ndryshime shoqërore, ndërgjegjësim publik si rezultat i përpjekjeve të koordinuara të individëve që janë të përkushtuar ndaj një ideje te avancuar dhe qëllimi të përbashkët.”
Majlinda Kelmendi lindur në Tiranë, artiste bashkohore, e njohur me veprat e saj multimediale. Puna e saj ndikohet kryesisht nga tema që trajtojnë proceset e transformimit social, politik dhe ekonomik, histori dhe tema socio-politike në rajon dhe më gjerë, në një gamë të gjerë mediash, duke përfshirë instalimin, videon, vizatimin, pikturën, fotografinë dhe performancën.
Ajo punon që nga viti 2000 – sot, në Universitetin e Prishtinës si Profesoreshë në Fakultetin e Arteve të Bukura, departamenti i Artit Konceptual dhe Mediave të Reja.Studimet Universitare i ka kryer në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë, Shqipëri 1986-1990. Studimet pasuniversitare: Magjistre e Artit -Fakulteti Arteve të Bukura në Prishtinë 1999-2000.
Eventi do të mbahet të premten, datë 28 prill, ora 10:00, te Fakulteti i Arkitekturës dhe Urbanistikës, Rruga Muhamet Gjollesha, 54, Tiranë. @upt_fau @kelmendimajlinda @borakelmendi @joanadhiamandi @adrianguri @amproduction_official #creativemornings #cmmovement @creativemorning