
“Dita Botërore e Diversitetit Kulturor” te “COD Kryeministri”
#Diversitet #Kulturë #Dialog #Zhvillim
📌 Qendra për Hapje dhe Dialog, në kuadër të “Ditës Botërore të Diversitetit Kulturor për Dialog dhe Zhvillim”, do të sjellë në “Bibliotekën e Kryeministrisë” ekspozitën me veshje, artefakte, botime, foto dhe piktuara nga 🧬 jetesa, 💃🕺traditat dhe 🌻 zakonet e pakicave kombëtare.
🔗 Kjo iniciativë vjen për herë të parë në #COD, në bashkëpunim me Komitetin për Pakicat Kombëtare si një mundësi për të promovuar kulturën e pakicave kombëtare në 🇦🇱 #Shqipëri, duke prezantuar kulturën e tyre unike përballë bashkëqytetarëve shqiptarë, me të cilën ndajnë jetën e përditshme, si dhe t’i nxisë ata të jenë pjesë e integruar e shoqërisë sonë pa barriera.
