Drama “Mendje të bukura , shpirtra të lirë” te salla “Black Box”, Universiteti i Arteve

Nxënësit e talentuar të gjimnazit * Çajupi * dhe * Q.Stafa” do të vënë më skenë dramën “Mendje të bukura , shpirtra të lirë” me skenar të Rovena Rrozhani, regji të Suela Bako, ndriçim dhe projektim Edi Dingu, data 26 janar , ora 18.00 , në sallën Black box , Universiteti i Arteve.
Kjo vepër i dedikohet 3 shkencëtareve Sabiha Kasimati , Mari Kyri , Rozalind Frenklin si frymëzim për të rinjtë që duan dhe studiojnë shkencat , kërkimin shkencor , por edhe për të reflektuar si shoqëri mbi vlerat humane që i trashëgojmë nga figurat e shquara të historisë , heroinat e vërteta , me dinjitet në jetën dhe vdekjen e tyre .
Kjo shfaqje teatrale është pjesë e aktiviteteve të projektit të Klubit ekologjik Kristal * A.Z.Çajupi ” -shkollë e gjelbër mbështetur nga TEYC 2022, Kongresi rinor kombëtar , ZVAT
Kush ka dëshirë ta ndjeki shfaqjen në sallën Black box , të mbështesë të rinjtë e talentuar artistë dhe të frymëzohet nga vepra e tre shkencëtareve të nderuara , është i/e mirëpritur .Shfaqja është falas.

Date

26/01/2023
Aktivitete të Përfunduara

Time

19:00

Çmimi

Hyrje e lire

Location

Salla Black Box
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart