Ekspozita “MIO, BASHKËKOHËSIT DHE ARTISTËT E RINJ” te Galeria e Artit Pogradec
Ditën e shtunë, 23 shtator, ora 18:00, në Galerinë e Pogradecit hapet ekspozita me titull “MIO, BASHKËKOHËSIT DHE ARTISTËT E RINJ”, kuruar nga studiuesja Suzana Varvarica Kuka.
Kjo ekspozitë e mbështetur nga Ministria e Kulturës nis ciklin “Psikologjia shqiptare në artet pamore”, që do të vijojë në disa qytete të Shqipërisë.
Me ftesën drejt njohjes së #trashëgimisë artistike dhe shijimit të veprave të artit pamor: “Filloni vizitën tuaj të artit! Start your Art visit!”, rrugëtimi nis me Vangjush Mion dhe dishepujt e tij në zonën juglindore të vendit, për të vijuar me të tjerë emra të mëdhenj.
Date
- 23/09/2023 - 15/10/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Galeria e Arteve, Pogradec