Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Festa e grurit 2023” Pojan, Fier

“Festa e grurit” është një prej festave më të bukura tradicionale që organizon Bashkia e Fierit, në fshatin Pojan, një nga 100 fshatrat më të bukura shqiptare.
Pojani është fshati ku ndodhet Parku Arkeologjik i Apolonisë, në një prej hapësirave të të cilët, prej rreth 16 ha, do të zhvillohet edhe Festa e Grurit.
Festa do të zhvillohet në 16 qershor, muaj që përkon me një nga punët më të rëndësishme bujqësore në Myzeqe, korrjen dhe shirjen e grurit.
🧿 “Festa e grurit” është manifestim unik i traditave më të bukura të fshatit Pojan dhe vjen duke kombinuar në mënyrë perfekte:
🌾Traditën e prodhimit të grurit, një prej prodhimeve më të rëndësishme bujqësore të fshatit Pojan, Myzeqesë.
🌾Prodhimet vendase
🌾Manifestimin e mekanikës bujqësore
🌾Folklorin, këngët, vallet dhe veshjet tradicionale
🌾Trashëgiminë kulturore, duke filluar me: Apoloninë, shtëpia e Ongarëve, tempulli antik.
🌾 Trashëgiminë kulinare, bibën në sac, gatim unik myzeqar që lidhet ngushtësisht me korrjen e grurit.
🌾 Prodhimet prej gruri.
🔴AKTIVITETET E FESTËS🔴
🌼 Parada e vajzave
🌼 Parada e makinave bujqësore
🌼 Parada e autokombajnave
🌼 Rituale tradicionale të grurit
🌼 Panairi i bukës
🌼 Panairi i grurit
🌼 Gatime live i bibës në çerep
🌼 Skarë, birrë, verë
🌼 Guida turistike👩‍🦯🚴
🌼 Koncert festiv
▪️Grupi i këngës qytetare Fierake
▪️Ansambli “Myzeqeja”
▪️Ervis Behari
▪️Rovena Ibrahimi
▪️Mariglen Hazizaj
🆕 Festa e Grurit 2023 sjell për herë të parë:
❤️Aktivitete në natyrë: crossfit, yoga, pilates, etj.🏃🤸
❤️ Shfaqje e një drame antike

Date

16/06/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Pojan, Fier

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.