Filmi “Kokrrat e piperit dhe sekreti i detit të thellë” te “Europe House”
Një ekip i pamposhtur prej pesë miqsh adoleshentë, Peppercorns, bashkohet për të zbuluar se kush qëndron pas rrëmbimit të një oqeanografi të zhdukur, i cili ka zbuluar një mjet për të pastruar mbetjet plastike në oqean. Shumë shpejt ata përballen me një mafia të egër ndërkombëtare, e cila nuk është e përgatitur për grupin e detektivëve të rinj!
📌 Të hënën në orën 11:00, bashkohuni me ne në Europe House 🇪🇺 për të parë së bashku me një grup nxënësish të shkollës “Dëshmorët e Lirisë” shfaqjen e filmit “Kokrrat e piperit dhe sekreti i detit të thellë”.