Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Filmi “Tokyo Story” te Qendra e Artit “Agimi” Tirane

Udhëtimi në Tokio, i njohur ndërkombëtarisht si “Tokyo story”, përfaqëson veprën më të famshme dhe më të suksesshme të mjeshtrit të kinematografisë japoneze dhe jo vetëm, Yasujiro Ozu. Zhanri i përket “Shomingeki” domethënë filma për njerëz të zakonshëm, fakte të jetës së përditshme, tema të thjeshta, intimitet, gëzime dhe lot.
I moshuari Shukishi (Chishu Ryu) dhe gruaja e tij, Tomi (Chieko Higashiyama), bëjnë një udhëtimin të gjatë nga fshati i tyre i vogël bregdetar për të vizituar fëmijët e tyre të rritur në Tokio. Djali i tyre i madh, Koichi (Sô Yamamura), mjek dhe vajza e tyre, Shige (Haruko Sugimura), parukiere, nuk kanë shumë kohë për të kaluar me prindërit e tyre të moshuar, dhe kështu i bie Noriko (Setsuko Hara) e veja e djalit të tyre të vogël që u vra në luftë, për t’i bërë shoqëri vjehrrit.

18, 19, 20, 21 korrik ora 20:00 Hyrja e lirë!

Date

18 - 21/07/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Qendra e Artit "Agimi"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.