Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Filmi “Yjet e së ardhmes” te “COD Kryeministri”

CODFilm | YJET E SË ARDHMES

📝 Një grup të moshuarish që qëndrojnë së bashku në një shtëpi kujdesi, vijojnë të mendojnë akoma për ëndrrat e tyre, që kanë mbetur në sirtar për shkak të mungesës së mundësive. Por Robi, një artist i “pashpërthyer” akoma, që prej vitesh bën muzikë por ende nuk është bërë i njohur, mendon se i ka ardhur mundësia ku së bashku me formacionin e tij muzikor “Zjarri”, arrin të fitojë konkursin kombëtar “Yjet e së ardhmes”. Por asgjë s‘shkon sipas planit.

🎬 Qendra për Hapje dhe Dialog #COD në bashkëpunim me regjisorin Edmond Topit sjell filmin “Yjet e së ardhmes”. Një komedi muzikore romantike, e cila i dedikohet moshës së tretë dhe rrjedhës që fati rezervon për këtë moshë. 🎞 Në film luajnë një kastë e shkëlqyer artistësh si Tinka Kurti, Reshat Arbana, Margarita Xhepa, Luftar Paja, Ema Andrea dhe të tjerë artistë me emër.

📍 SALLA “FORUM” COD
🗓 11 prill 2024 | ora 18:00

Date

11/04/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

COD Kryeministri

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.