Filmi “Zgjoi” në Pogradec
Bashkia Pogradec ju fton në shfaqjen e Filmit “Zgjoi”, më 4 maj 2026, ora 14.00 në Qendra Kulturore “Lasgush Poradeci”
Hyrja e lirë.
Filmi është një nga sukseset më të mëdha të kinematografisë kosovare, një dramë e fuqishme e bazuar në një histori të vërtetë, që ndërthur dhimbjen e luftës me forcën e gruas për të mbijetuar.
U shfaq premierë në Festivalin e Filmit Sundance 2021 , u bë filmi i parë në historinë e Sundance që fitoi të tre çmimet kryesore – Çmimin e Madh të Jurisë, Çmimin e Audiencës dhe Çmimin e Regjisë – në Konkursin Botëror të Kinemasë Dramatike . Gjithashtu u zgjodh si kandidatura kosovare për filmin më të mirë ndërkombëtar të metrazhit të gjatë në Çmimet e 94-ta të Akademisë.