Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Filmi “Zoje” nga Luli Progni te Kinema “Millenium” Tirane

Në verën e vitit 1989, pasi kisha mbaruar shkollën e mesme me rezultate shumë të mira, unë me babën tim Gjelosh Progni trokitëm në derën e një zyrtari në Tiranë, i cili ishte prej anëve tona. Baba I kërkoi ndihmë, që unë të shkoja në Universitet, por përgjigja e tij ishte e prerë: “Gjelosh, kthehu në shtëpi. Nuk ka bursë për vajzën tënde. Ti e di cili je!”
Të dëshpëruar u kthyem dhe rrugës prej mërzisë e lodhjes, babës i ra të fikët. Zoja na dëgjoi. Nuk foli asnjë fjalë, por mori patericat dhe u nis për në Shkodër. U end dyerve të zyrave për disa ditë, por përsëri më kot. Gjithë jetën e saj ka sakrifikuar që të na mbrojë e të na mbajë larg të keqes. Nuk mund t’ia harroj kurrë ato që ka sakrifikuar për ne.
Zoja fliste rrallë për vuajtjet e saj. Gjatë viteve të fundit u përpoqa disa herë ta intervistoja, por nuk munda të kem një intervistë shteruese. Shpesh ajo përlotej që pas pyetjes së parë dhe nuk fliste më. Dhe ndonjëherë kur fillonte të tregonte, mikrofoni nuk ishte aty. Por ashtu siç i di unë ato vuajtje, disa prej të cilave edhe i kam përjetuar, mendoj se duhet t’i dinë edhe të tjerët.
“Zojë” është një film dokumentar për nënën time Zojë Progni.
Kam mësuar prej shumë historive të tjera, se Zoja nuk ishte e vetme. Shumë gra të tjera kanë vuajtur dhe janë përballur me persekutimin e diktaturës komuniste, kanë vajtuar fëmijët e tyre, kanë mbajtur gjallë shpirtin e bashkëshortëve dhe djemve nëpër burgje dhe e kanë mbrojtur familjen me shumë sakrifica.
“ZOJË”
Skenariste/producente: Luljeta Progni
Regjisor: Pandeli Çeço
📽 Kinema Millennium, Tiranë
📍 E martë, 21 nëntor 2023 • Ora 19:00
✅ Hyrja e lirë

Date

21/11/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Kinema Millenium

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.