Forumoteka | DRITË – GJON MILI
🎬 Filmi dokumentar “Dritë”, kushtuar mjeshtrit botëror të fotografisë me origjinë shqiptare Gjon Mili, i realizuar nga regjisoret Yllka Gjollesha dhe Suela Bako, vjen në Qendren për Hapje dhe Dialog #COD, pjesë e aktivitetit Forumoteka, në bashkëpunim me Qendren “CINESPIA67”.
📝 Delikatesa e punës së Gjon Milit si një fije e hollë drite përshkruhet në detaje të çdo fotografie. Mili nuk erdhi asnjëherë në Shqipëri që kur u largua si fëmijë, sepse qeveria e kohës ia refuzoi kërkesat e tij për vizë, por gjithsesi ai ka nderuar emrin e Shqipërisë kudo në botë, duke lënë gjurmë në art e histori. Çdo #fotografi e mjeshtrit Gjon Mili, edhe sot e kësaj dite, është një #dokumentar më vete dhe nuk mjafton asnjë minutazh i përcaktuar për të eksploruar botën e tij nëpërmjet fotografisë që ai na ka lënë.
📍SALLA “FORUM” | COD
🗓 28 mars 2024, ora 18:00
#forumoteka #cinespia67 #gjonmili
#centerforopennessanddialogue
#Albania #PrimeMinistersOffice