Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Inside Out” në Tiranë

Harabel Contemporary ka kënaqësinë t’ju njoftojë se projekti i ardhshëm i Atélier JR “Inside Out” do të shfaqet në Tiranë, në bashkëpunim me Creative Industries Tirana në 28 dhe 29 Prill, 2023.

Për herë të parë, puna e jashtëzakonshme dhe novatore e artistit francez JR do të shfaqet në Tiranë, duke ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesëmarrës aktiv në procesin e tij artistik. JR është artist me famë botërore, i njohur për përdorimin inovativ të teknikës së kolazhit për të krijuar vepra arti mahnitëse që ngacmojnë mendimin, të cilat kanë magjepsur miliona qytetarë nga e gjithë bota.

Projekti Inside Out është platformë pjesëmarrëse që frymëzon individët dhe komunitetet të shprehen përmes portreteve bardh e zi të vendosura në hapësirat publike.

Na ndiqni në vijim për më shumë detaje!

#jr #atelierjr #harabelcontemporary #contemporaryartalbania #contemporaryarttirana #albaniancontemporaryart

Date

28 - 29/04/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Rr. Ibrahim Rugova, mbrapa Universitetit të Arteve

Organizer

Harabel Contemporary Art Platform
QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.