Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Java Kulturore Austriake – Libri “Kioske – Arkitektura e Përkohshme dhe Botët e Gjalla Sociale në Bregdetin Shqiptar”

Libri “Kioske – Arkitektura e Përkohshme dhe Botët e Gjalla Sociale në Bregdetin Shqiptar” sjell një analizë të thelluar të kioskave bregdetare, që shërbejnë si simbole të ndërtimit informal dhe pasqyra e ndryshimeve të shoqërisë shqiptare pas periudhës komuniste 🌿🏠.

Ky publikim i shqyrton këto struktura jo vetëm si fenomene arkitekturore, por edhe si pasqyrë e kalimit të vendit nga izolimi në një ekonomi tregu të pakontrolluar, duke lidhur
perspektiva mbi arkitekturën, shoqërinë dhe mjedisin 🌍🖼.

Gjatë prezantimit të librit, redaktori dhe fotografi Robert Pichler do të flasë për projektin sëbashku me autorët Saimir Kristo, Mamica Burda dhe Dhimitër Doka, duke sjellë diskutime mbi rëndësinë kulturore dhe sociale të këtyre strukturave dhe ndikimin e tyre në peizazhin bregdetar 📖✨.

Hyrja e lirë!

Date

28/10/2025
Aktivitete të Përfunduara

Location

Holli i Teatrit të Operas dhe Baletit, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.