Java Kulturore Kineze – The Taste of China
“Taste of China” sjell për publikun një përvojë të veçantë gastronomike, ku aroma dhe shijet autentike kineze bëhen ura drejt një kulture mijëravjeçare. Ky event është një udhëtim i vërtetë në traditat, historinë dhe filozofinë që fshihet pas çdo pjate.
Vizitorët do të kenë mundësinë të shijojnë gatime tradicionale të përzgjedhura me kujdes, të zbulojnë përbërësit e veçantë që i japin kuzhinës kineze origjinalitetin e saj, si dhe teknikat unike të përgatitjes që janë përcjellë brez pas brezi .
Përmes kësaj eksperience, publiku do të kuptojë më shumë se si ushqimi në Kinë nuk është vetëm ushqyerje, por një art që lidh njeriun me natyrën, harmoninë dhe shëndetin.
“Taste of China” bëhet kështu një ftesë për të gjithë për të shijuar jo vetëm ushqimin, por edhe shpirtin e një kulture të pasur dhe të lashtë
Date
- 26/09/2025
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Pedonalja, Tiranë