Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Komedia “Nuk na e mban me xhepi” ne Lezhe

“NUK PAGUAJMË, NUK NA E MBAN XHEPI”

Komedi nga Dario Fo vjen në Lezhë pranë QKF,  në 24 Qershor!

Është një shfaqe teatrore komike italiane që kritikon realitetin shoqëror dhe politik.

Shfaqja ndjek historinë e dy grave, Antonia dhe Margherita, që refuzojnë të paguajnë për mallrat që blejnë për shkak të padrejtësisë ekonomike.

Ata organizojnë fushatën e tyre kundër sistemit, duke vjedhur në supermarket dhe duke refuzuar të paguajnë për produkte. Shfaqja përshkruan

sfidat dhe vuajtjet e të varfërve në një sistem që i shtyp ata. Me humorin e tij sarkastik dhe ironik, Dario Fo kritikon kapitalizmin dhe dhunën

e sistemit ndaj shtresave të poshtëruara të shoqërisë. Kjo shfaqje, e shkruar në vitin 1974, vazhdon të jetë aktuale edhe sot, duke na inkurajuar

të reflektojmë mbi pabarazinë dhe të sfidojmë sistemet e padrejta.

“Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi.” tregon se resistenca dhe solidariteti mund të jenë mjetet e fuqishme për të ndryshuar realitetin.

Kjo shfaqje vjen në Shqipëri, me regji të @anilaballa dhe me aktrimin e aktorëve te rinj profesionistë:

🎭 @ermelaruri , @anilaballa , @julian.hurdha , @anxheloshkreli , @fatjonbibaa .

Kjo shfaqje u prodhua nga Tek Bunkeri dhe vjen në Lezhë, me mbështetje të @hbs_tirana dhe me mbështetjen e partnerëve lokal @hanacentre .

⏳ 24 QERSHOR

🕢 18:00

🎫 HYRJA FALAS

📍 Qendra Kulturore e Fëmijëve “Gjergj Lacaj” Lezhë

Date

24/06/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Qendra Kulturore e Fëmijëve Lezhë
Lezhë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.