Komedia “Nuk paguajme! Nuk na e mban xhepi” ne Teatrin “Petro Marko” Vlore
Miq të Vlorës, ruajeni datën ‼️
“NUK PAGUAJMË, NUK NA E MBAN XHEPI”
Komedi nga Dario Fo vjen në Vlorë, në 1 Korrik!
Është një komedi italiane që kritikon realitetin shoqëror dhe politik. Shfaqja ndjek historinë e dy grave, Antonia dhe Margherita, që refuzojnë të paguajnë për mallrat që blejnë për shkak të padrejtësisë ekonomike.
Ato organizojnë fushatën e tyre kundër sistemit, duke vjedhur në supermarket dhe duke e gjetur veten në telashe të mëdha. Me humorin e tij sarkastik dhe ironik, Dario Fo kritikon rritjen e çmimeve dhe dhunën e sistemit ndaj shtresave të varfëra të shoqërisë. Kjo shfaqje, e shkruar në vitin 1974, vazhdon të jetë aktuale edhe sot, duke na inkurajuar të reflektojmë mbi pabarazinë dhe të sfidojmë sistemet e padrejta.
“Nuk paguajmë! Nuk na e mban xhepi.” tregon se resistenca dhe solidariteti mund të jenë mjetet e fuqishme për të ndryshuar realitetin.