Koncert “DUB FX & Mr. Woodnote” te “Tunel Terrace”
DUB FX ft. MR WOODNOTE – Dita Ndërkombëtare e Muzikës 🎶 Të mërkurën, 21 Qershor
🕗 20:00 📍 @tunelterrace
✨ @dubfx11 @mr_woodnote ✨
21 Qershori është dita ndërkombëtare e të gjithë ne që muzikën e kemi elementin kryesor të shprehjes së dëshirave, personalitetit dhe vendit tonë në shoqëri!
21 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Muzikës dhe atyre që punojnë e besojnë në fuqinë transformuese individuale dhe shoqërore të saj. Për ne, ky 21 Qershor është tepër special teksa presim në skenën e Tunèl Terrace një nga artistët tanë më të dashur! DUB FX vjen për herë të dytë në Tiranë dhe për herë të parë krah Mr. Woodnote.
Ndaj këtë të mërkurë ju presim të shumtë të festojmë një nga motivet kryesore të jetëve tona, Muzikën!