Koncert “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit” te TKOB
Në nderim të mjeshtrit të valles popullore mbarëshqiptare, Besim Zekthi, i vlerësuar me titullin “Nderi i Kombit” dhe “Gjerdani i artë”, 🪗Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore do të sjellë për të gjithë artdashësit, koncertin “Legjenda e valles shqipe, Besim Zekthi- Nder i Kombit”, më 31 tetor, ora 🕰️19:00.
🎼Me interpretimin e Orkestrës, Grupit të Valleve dhe Grupit Vokal të Ansamblit Popullor, si dhe me solistë e AP-së, Iris Bega, Adela Bezhani, Malvina Likaj, Aranit Hoxha, Denisa Xhemnica, e me pjesëmarrjen e Grupit “Pleqtë e Krujës”, ky koncert do të prezantojë krijimtarinë✨ dhe interpretimet solistike të mjeshtrit Zekthi, bazuar në repertorin🎶 krijues të tij, shoqëruar me këngë të përzgjedhura, duke përfshirë dhe momente nga jeta dhe aktiviteti i tij artistik apo vlerësime🏅 nga personalitete të ndryshme.