Koncert simfonik “G.Puccini” te TKOB
Vajtimi i të shenjtës Mari!
“Stabat Mater Dolorosa”- Nëna e pikëlluar qëndron nën këmbët e Kryqit! 🤲
📖 Këto janë fjalët e para të himnit me në qendër të shenjtën Mari, e cila vajton kryqëzimin e të birit, Krishtit. Për të krishterët dhe për shumë kompozitorë të mëdhenj, kjo vepër- përtej përshkrimit të thjeshtë fton dhembshurisht të gjithë artdashësit të marrin pjesë në pikëllimin e kësaj nëne, si një rrugë drejt hirit dhe si pjesë e udhëtimit shpirtëror të një besimtari.
👉 E rikthyer në TKOB, pas më shumë se 2 dekadash, koncerti simfonik vokal “Stabat Mater”, do të vijë mjeshtërisht më 📍 27 dhe 28 tetor, ora 20:00, nga Orkestra, Kori dhe Solistët e TKOB-së, nën dirigjimin e maestros Adriano Martinolli D’ Arcy, dhe Dritan Lumshi. ✨ Ariet e kësaj vepreje do të performoen nga soprano Renisa Laçka, mezzosoprano Vikena Kamenica, tenori Matias Xheli dhe basi Nicola Ciancio, në bashkëpunim me konservatorin “Umberto Giordano” të Foggia-s së Italisë.
🎟️ Biletat mund t’i tërhiqni pranë TKOB-së nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.
Date
- 27 - 28/10/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Teatri i Operas dhe Baletit