Koncerti Monografik “BALLKANIKA” me vepra të kompozitorit spanjoll OCTAVIO VAZQUEZ te Universiteti i Arteve
Të dashur studente e studentë, kolegë dhe dashamirës së muzikës,
Në kuadër të marrëveshjes midis Universitetit të Arteve dhe Conservatorio Superior de Musica de Vigo Spanjë, të hënën 11 Maj, në orën 19.00, organizohet një Koncert Monografik i titulluar “BALLKANIKA” me veprat e kompozitorit të suksesshëm Spanjoll, OCTAVIO VAZQUEZ, i cili jeton e punon në SH.B.A prej një periudhe mbi 20 vjecare.
Në Programin e koncertit bëjnë pjesë tre vepra nga më përfaqësueset e kompozitorit::
-Sonata për flaut dhe piano (2012);
-Trio për violinë, klarinetë dhe piano, “zeitgeist” (2012);
– Balkanika (2011).
Në flaut do të luajë Fernando Rana Barriero, në klarinetë Roberto Carlos Noche, në violinë Mario Peris, në piano Severino Ortiz Rey dhe i bashkohet ansamblit spanjoll, Pjetër Guralumi, për interpretimin e “Ballkanika” së bashku me të gjithë muzikantët spanjollë.
Mbështetur nga programi Erasmus+ KA 171 !