Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Kumtesë mbi vargun e kënduar të eposit dhe prezantimi i librit mbi një lahutar mërturas” nga Red Radoja

Të hënën, datë 4 mars 2024, ora 11.00, në sallën “Aleks Buda” në @akademia_shkencave Akademia e Shkencave e Shqipërisë mbahet nga Red Radoja “Kumtesë mbi vargun e kënduar të eposit dhe prezantimi i librit mbi një lahutar mërturas.”
Vargu i eposit paraqet një formule të pêrcaktuar mē tepër nga muzika sesa nga llogjika poetike. Marrja në konsideratë e pasthirrmave intonative, si pjesë integrale e vargut, zbulon njē melodi tripjesëshe me strukturë të ngjashme me antienat gregoriane, bazuar mbi modin mesjetar dorian plagal. Ky rikonceptim analitik e distancon muzikën e eposit shqiptar nga ajo e eposit të fqinjëve.
Red Radoja ka studiuar piano dhe dirizhim në Akademinë e Arteve Tiranë, si dhe piano dhe dirizhim nē konservatorët e Strasburgut dhe Dizhonit. Ai gjithashtu ka studiuar muzikologji në Universitetin e Strasburgut. Është gjithashtu kompozitor i një sërë veprash instrumentale dhe korale, ka incizuar si pianist disa CD, dhe botuar disa punime etnomuzikologjike lidhur me eposin verior, si edhe shumëzërëshin e jugut.

Date

04/03/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Akademia e Shkencave

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.