Leksion i hapur “Imazhe të projektuara” te Muzeu i Arkeologjise, ASA
IMAZHE TË PROJEKTUARA –
Si po i lexojmë shenjat që na bën e shkuara?
Ditën e hënë, më 5 qershor, ora 11:00, në Muzeun e Arkeologjisë – ASA, Departamenti i Historisë Bashkëkohore, së bashku me revistën kulturore “Peizazhe të fjalës”, organizojnë një leksion të hapur me titull “Imazhe të projektuara”, nga Ardian Vehbiu, gjuhëtar, eseist, shkrimtar.
Në qendër do të jetë trashëgimia kinematografike e realizmit socialist në Shqipëri; restaurimi apo rehabilitimi i filmave që la pas periudha 45-vjeçare e komunizmit shqiptar, interpretimi i së shkuarës përmes dëshmisë filmike-artistike, si dhe debatet e këtyre viteve të fundit mbi mënyrën si duhet të trajtohet sot kinematografia e periudhës komuniste.
Në dialog me Ardian Vehbiun do të jetë Edon Qesari, studiues në Institutin e Historisë – Akademia e Studimeve Albanologjike.
Aktiviteti është i hapur për cilindo të interesuar. Ju mirëpresim në Muzeun e Arkeologjisë, ASA, Sheshi “Nënë Tereza”, Tiranë.
Foto nga filmi “Gjeneral Gramafoni” (1978) i regjisorit Viktor Gjika, i shfaqur së fundmi premierë pas restaurimit.