Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

“Libër i gjallë” – Ndryshimbërësit te “Fondacioni Ivanaj”

Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se një program i ri i klubit të librit po mer jetë. Quhet “Libër i gjallë” – Ndryshimbërësit.

Të paktën 1 herë në muaj, në klub do të kemi te ftuar personalitete të ndryshme, të cilat kanë bërë ndryshime në shoqërinë shqiptare e më gjerë. Ata do e shpalosin historinë e tyre si një libër që flet para dëgjuesve, duke treguar se si kane frymëzuar ose kane ndikuar ne bërjen të mundur të një ndryshimi të mirë për shoqërinë, sado i madh apo i vogël qoftë ai.

Në kuadër të takimit të parë, do të kemi nderin e veçantë dhe kënaqësinë të mirëpresim, Znj. Drita Ivanaj, themeluese dhe drejtoreshë ekzekutive e Martin & Mirash Ivanaj Foundation Institut.

Në vitin jubilar te 90 vjetorit te saj, ajo do të na flasë se si ja ka kushtuar jetën e saj, dhe çdo aset sasior personal, vazhdimësisë së trashëgimisë intelektuale që ka lënë familja e Ivanaj në gjurmët e historisë. Nje trashëgimi që Drita e ka materializuar në ngritjen e një fondacioni, për të fuqizuar të rinjtë shqiptar në edukim dhe kulturë…

Ju mirëpresim të premten në orën 18:00.

Date

16/06/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Fondacioni "Ivanaj"

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.