MareMeum Festival – Nata e fundit
Pranë Muzeut të Pavarësisë, tingujt e kitarës së Onidi Jaupi do të mbyllin udhëtimin muzikor të festivalit me një mbrëmje plot dritë e ndjesi.
Në këtë skenë historike, arti dhe kujtesa ndërthuren në një koncert që sjell vepra të pavdekshme nga J.S. Bach, Ferdinando Carulli, Napoléon Coste dhe Marc Neikrug.
Një fund i denjë për një rrugëtim muzikor ku koha, tingulli dhe shpirti gjejnë unitetin e tyre nën qiellin e Vlorës.
E premte 22 Gusht Ora 20:00
Muzeu Kombëtar i Pavarësisë, Vlorë