“Mbremje filmi ne kuader te Dites se Solidaritetit dhe Aktivizmit Social”
Rrjeti AS@N, në bashkëpunim me Rrjetin “Barazi në Vendimmarrje” dhe me mbështetjen e “Schuler Helfen Leben” dhe “Solidarity Action Day Movement – SAME”, ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në eventin “Mbrëmje Filmi”.
🗓️ Ditën e Martë, më 20 Qershor 2023, nga ora 20:00 deri në 22:00.
🎬 “Mbrëmja e Filmit” është një event i organizuar në kuadër të Ditës së Solidaritetit dhe Aktivizmit Social, e cila është një nismë që synon t’i ofrojë mundësi të rinjve shqiptarë për të bërë ndryshimin duke u bërë qytetarë aktivë në vendimmarrje.
📝 Për të marrë pjesë në këtë event të veçantë, ju lutemi të regjistroheni brenda datës 15 Qershor 2023 në linkun në BIO. Pjesëmarrja është e limituar dhe kushton 300 lekë. Fondi i mbledhur nga ky aktivitet do të jetë pjesë e mbështetjes së Ditës së Solidaritetit në Shqipëri, ku të rinjtë do të kenë mundësi të hartojnë, të votojnë dhe të realizojnë nisma që kanë në fokus të rinjtë.
🙌 Ju mirëpresim!