“Na mbledh Tirona” te “Teatri i Operas dhe Baletit”
Ju ftojmë të na bashkoheni në aktivitetin artistik: “Na mbledh Tirana”, aktivitet artistiko-kulturor i organizuar nga Shoqata DEV-AID me mbështetjen e @bashkiatirane
Tirana, qyteti i bukur dhe me energjinë e duhur për të mbledhur dhe mikpritur artistë nga e gjithë Shqipëria e Madhe!
Ky aktivitet do ti dedikohet gruas dhe figurës së saj.
Kënga dhe arti, do të jenë himni dhe jehona që do të ushtojë në nder, respekt, dhe mirënjohje për të gjitha vlerat që gruaja mbart në shoqërinë tonë.
Mos mungoni ditën e diel, datë 30 Prill 2023, ora 18:30 në Teatrin e Operas dhe Baletit Tiranë.