“Nata e Muzeve” – Muzeu “Marubi”, Kruja, Apolonia, Korça, Torra Veneciane
A e keni menduar ndonjëherë çfarë ndodh natën në muze?🌌🏛️
💫“Nata e Muzeve”, 🗓️18 maj, në një mbrëmje plot ngjyra dhe muzikë🎶 së bashku me Universitetin e Arteve Tiranë dhe me përkrahjen e Bashkive Shkodër, Durrës, Krujë, Korçë, Fier dhe Berat!
Sjellim për ju një mbrëmje fantastike në:
🏰Muzeun Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Krujë
🖼️Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar, Korçë
🏯Muzeun Kombëtar Ikonografik “Onufri”, Berat
🎞️Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi”, Shkodër
🗼Kullën Veneciane, Durrës
🏛️Muzeun Arkeologjik Apolloni
🍃Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”, Tiranë
Përjetoni një natë magjike në muze, si kurrë më parë, ku do të jemi hapur për vizitorët deri në orën 22:00!
Hyrja FALAS në datën 18 maj, ora 09:00-22:00 me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Muzeve!
Ju mirëpresim! 🎨🏛️✨