Opera për fëmijë “Flauti magjik” te TKOB
🎩 Këtë fundjave, TKOB risjell një ndër operat më të veçanta për fëmijë dhe familje “Flauti Magjik”!
✨ Në një tokë magjike, ku është e vështirë të dallosh të mirën nga e keqja, Princi Tamino humbet rrugën dhe rastësisht takon një personazh qesharak të mbuluar me pupla, i quajtur Papageno. 🐤 Dy të rinjtë, të mbrojtur nga fuqitë magjike të një flauti dhe një kutie muzikore, të ndihmuar dhe nga dy vajza të guximshme, Pamina dhe Papagena, do të sfidojnë personazhet e errëta dhe do të mësojnë të kapërcejnë frikën e tyre më të madhe, duke gjetur kështu edhe dashurinë e vërtetë. 💞
📌 Kjo përrallë do të rrëfehet në skenën e madhe të TKOB-së, me Orkestrën Simfonike të TKOB-së, nën dirigjimin e Dritan Lumshit, me idetë regjisoriale të Ada Gurrës dhe me bashkëpunimin e Konservatorit “Umberto Giordano”, të Foggia-s, më 14 dhe 15 tetor, ora 11:00, në TKOB.
🎟️Biletat mund t’i merrni çdo dite, nga ora 10:00- 14:00 dhe nga ora 16:00-20:00.
Date
- 14 - 15/10/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Teatri i Operas dhe Baletit