“Photowalk Tirana”
Bashkohuni me ne për një Photowalk disa orësh për të eksploruar bukurinë dhe historinë e vilave dhe lagjeve të vjetra në qytetin tonë. Do të fillojmë në hyrje të Pazarit të ri dhe do të ecim nëpër disa lagje të zonës.
Ky event është i përshtatshëm për fotografë të të gjitha niveleve, nga fillestarët tek profesionistët. Merrni kamerën tuaj, këpucët e rehatshme për ecje dhe një mendje të hapur për të zbuluar historinë e qytetit të Tiranës.
Photowalk është një mënyrë argëtuese dhe kreative për të eksploruar fotografinë ndërsa ushtroni në të njëjtën kohë. Është një aktivitet në qytet ku fotografë, profesionistë dhe amatorë, dalin për të eksploruar një zonë të re apo një vend të njohur me një aparat fotografik në dorë. Qëllimi është të kapni imazhe unike dhe interesante gjatë eksplorimit të zonave.
Pjesëmarrja është falas, për më shumë detaje mund të na shkruani në DM.