
Premiera e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela” te Kinema “Millenium” Tiranë
Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit dhe Fondazione Gramsci di Puglia organizojnë premierën e filmit të restauruar “Gunat përmbi tela” të regjisorit Muharrem Fejzo (1977).
❗️ 15 maj 2024, 🕕 18:00, 📍 Kinema Millennium
✅ Hyrja e lirë
🙏 Restaurimi digjital i këtij filmi dhe eventi i premierës u financuan nga Fondazione Gramsci di Puglia dhe Regione Puglia në kuadër të projektit “Pulja në njëqindvjetorin e ardhjes së fashizmit”.
🎞 Filmi “Gunat përmbi tela” u restaurua nga elementet origjinalë negativë 35mm të AQSHF-së, në laboratorin Dabimus srl të Universitetit të Barit “Aldo Moro”, Itali.
⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️
Regjia: Muharrem Fejzo
Skenari: Duro Mustafaj, Muharrem Fejzo
Kamera-operator: Ilia Terpini
Kompozitor: Kujtim Laro
Piktor: Azis Karalliu
Aktorë: Thimi Filipi, Fatos Sela, Stavri Shkurti, Luftar Paja, Sulejman Pitarka, Serafin Fanko, Jani Riza, Raimonda Bulku, Liza Laska, Muhamet Sherri, Lulëzim Jonuzi, Llambi Kaçani, Adem Gjyzeli, Zehrudin Dokle, Zija Grapshi
Regjisore montazhi: Krisanthi Kotmilo
Zëri: Koço Tollko
Kostumograf: Alush Shima
Grimi: Llukan Bushi
Efektet speciale: Skënder Batku
Drejtor filmi: Polivaq Lina
Bashkëpunëtor: Bejto Isufi
Prodhuar nga Kinostudio “Shqipëria e re” 1977
Interpreton: Orkestra Simfonike e Radiotelevizionit dhe Kinematografisë
Dirigjent: Ferdinand Deda
