Premiera “Samson et Dalila” në TKOB
📯 Dalila, priftëresha e perëndisë Dagon, josh me bukurinë e saj, 😍 Samson-en, udhëheqësin e hebrenjve, për të zbuluar sekretin e forcës së tij e për ta shkatërruar plotësisht atë.
📜Një vepër e kompozitorit Camille Saint-Saëns, me libret të Ferdinand Lemaire, shkruar në fillimet e luftës franko-prusiane, e cila vjen si 📌PREMIERË në TKOB, opera “Samson et Dalila” trajton episodin e njohur biblik të konfliktit midis hebrenjve, udhëhequr nga Samsoni i guximshëm, dhe filistinëve paganë e shtypës.
✨Nën idetë regjisoriale të Paul – Émile Fourny, drejtorit të Përgjithshëm të Opéra-Théâtre – Eurometropole de Metz, 👏 me një kast të mrekullueshëm artistësh të mirënjohur shqiptarë e të huaj, shoqëruar nga 🎻 Orkestra Simfonike dhe Kori i TKOB-së, kjo vepër përshkon repertorin më të rëndësishëm operistik francëz. 🇫🇷
☝️PREMIERË që nuk duhet humbur!
🎟️Nxitoni të merrni biletën tuaj, çdo ditë, nga ora 10:00-14:00 dhe nga ora 16:00- 20:00.