Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Prezantim libri “E verteta e aktorit” nga Naim Berisha te “Berk Botime” Tirane

Të enjten presim në Berk Naim Berishën, i cili do prezantojë librin e tij “E vërteta e aktorit”, një denoncim mbi nevojën e organizimit në emër të artistit në Republikën e Kosovës. Gjatë eventit do prezantohen rrafshet nëpër të cilat kalon libri, gjendja e aktorit, dhe do ngrihet një debat publik. Ky prezantim do të shërbejë dhe si shteg komunikimi për të kuptuar se si aktorët mund të mbështesin njëri-tjetrin në përpjekjen për dinjitet.
Naim Berisha punon në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Ai ka luajtur mbi dyzet role në teatër dhe në film, është autor i njëzet skenareve për film dhe televizion dhe i pesëmbëdhjetë performancave, regjisor i tri filmave të shkurtër dhe dy filmave dokumentar.
Ju presim
Berk, rruga “Him Kolli”, nr. 13, Tiranë, ora 19:30

Date

13/07/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Berk Botime

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.