Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Prezantim publik nga Ludovico Pratesi Spazio “Taverna: Një hapësirë për të ndërtuar të ardhmen”

Tirana Art Lab & Kurimi me Përkujdesje
Paraqesin:
Prezantim publike nga Ludovico Pratesi
Spazio Taverna: Një hapësirë për të ndërtuar të ardhmen
E Premte 10 Nëntor ora 19:00
Instituti Italian i Kulturës Tiranë

Në kuadër të edicionit të parë të programit kuratorial të edukimit alternativ “Kurim me Përkujdesje” ju ftojmë në prezantimin e dytë publik si pjesë e këtij programi. Në këtë prezantim, kuratori Ludovico Pratesi do të prezantojë natyrën dhe identitetin e Spazio Taverna, një projekt kuratorial që u themelua në vitin 2020 në pallatin Taverna në Romë. I mbështetur në idenë e kontaminimit ndërmjet artit bashkëkohor dhe fushave të tjera të kulturës, shkencës dhe teknologjisë, Spazio Taverna ka zhvilluar projekte të vazhdueshme me institucione publike dhe private, duke krijuar lidhje me fusha të ndryshme të dijes për të propozuar mënyra të reja të rrëfimit rreth rolit të artistëve bashkëkohorë si krijues vizionesh. Në mënyrë të veçantë, Pratesi do të prezantojë konceptin e genius loci, që ka karakterizuar praktikën e tij kuratoriale gjatë tre dekadave.

Ludovico Pratesi është kurator dhe kritik arti, themelues dhe drejtor artistik i Spazio Taverna Rome. Ai ka qenë drejtor artistik i Qendrës së Arteve Pamore Pescheria në Pesaro, drejtor i Fondacionit Guastalla për artin bashkëkohor dhe drejtor artistik i shoqatës së Koleksionistëve të Rinj. Nga viti 2009 deri në vitin 2011 ka qenë kurator shkencor i Palazzo Fabroni në Pistoia. Nga viti 2006 deri në vitin 2010 ka qenë President i Shoqatës së Muzeumeve të Artit Bashkëkohor Italian. Nga viti 1995 deri në vitin 2010 ishte drejtor i Quadriennale d’Arte në Romë. Ai është profesor i edukimit artistik në Universitetin IULM të Milanos dhe kritik i gazetës La Repubblica.

“Kurimi me Përkujdesje” është një program arsimor alternativ i iniciuar dhe zhvilluar nga Tirana Art Lab – Qendra për Artin Bashkëkohor. Edicioni i parë i programit promovohet dhe mbështetet nga Istituto Italiano di Cultura në Tiranë dhe kurohet në partneritet me Spazio Taverna Rome. Programi i seminareve zhvillohen në hapsirën e Fondacionit Heinrich Böll në Tiranë.

Prezantimi është në gjuhën angleze.

Date

10/11/2023
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Instituti Italian i Kultures

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.