Promovim i librit “Kthimet” nga Rudolf Marku te “COD Kryeministri”
Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në bashkëpunim me shtëpinë botuese Onufri, ju fton në promovimin e librit më të fundit të autorit Rudolf Marku, “Kthimet”.
Një vëllim poetik që shkon përtej kufijve historikë, politikë dhe gjeografikë, duke sjellë reflektime të thella mbi kohën, kujtesën dhe përjetimet njerëzore, ku nëpërmjet vargut, Marku ndërton një dialog intim, duke e ftuar lexuesin në një udhëtim mes kthimeve të brendshme dhe atyre ekzistenciale.