Rin-Art-Libër – Takim me Eleni Laperi për botimin “Kolë Idromeno – themeluesi i artit realist shqiptar”
Rin-Art-Libër | COD
📌 Në takimin e tretë të projektit rinor “Rin-Art-Libër”, sjellim figuren e themeluesit të artit realist shqiptar, krijimtaria e të cilit shënoi tentativën e parë të krijimtarisë individuale, Kolë Idromeno. 🎨
Kënaqësi të kemi të ftuar studiuesen e artit Eleni Laperi, që së bashku me botimin 📖 “Kolë Idromeno – themeluesi i artit realist shqiptar”, na paraqet Idromenon si piktor realist, i cili për shkak të temave dhe personazheve që zgjodhi nga realiteti i 📍 Shkodrës së asaj kohe, vendosi t’i pasqyrojë në tablotë e tij.
Për më shumë ju ftojmë të na bashkoheni ditën e premte, më 25 tetor 2024, ora 13:00, në mjediset e Bibliotekës së Kryeministrisë.