
Roli i dëshmive nga Tek Bunkeri
Takimi i parë në bashkëpunim me Institutin e Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit do të mbahet rreth “Rolit Të Dëshmive”!
🗣Dëshmi të të mbijetuarve të krimeve të komunizmit rrëfejnë për tortura dhe trajtim c’njerëzor nga regjimi i kohës, dëshmi të cilat ekzistojnë si një këmbanë
që na kujton se për ta dhe të gjithë ata që nuk mbijetuan nuk është vendosur ende drejtësi.
🎙Dëshmitë e tyre vijnë si një përjetim rrënqethes i cili nxit të kuptojmë më mirë të kaluarën dhe thërret për një të ardhme dinjitoze për të gjithë.
👉Gjate diskutimit do të kemi një përmbledhje të këtyre dëshmive si dhe kushtet në të cilat janë marrë ato dhe se si këto dëshmi janë të rëndësishme për të realizuar një debat konstruktiv mbi të kaluarën, kushtet në të cilin u lind dhe u konsolidua regjimi dhe se cfarë shoqeria duhet të bejë për viktimat dhe për veten.
