Shfaqja e filmit „RUGGED WORLDS AND WILD BEAUTY: ALBANIA” te Ambasada Gjermane Tirane
„RUGGED WORLDS AND WILD BEAUTY: ALBANIA”
25.07.2023 I ora 20:00 I Oborri i Residences se Ambasades Gjermane
Regjizor: Jeremy J. P. Fekete
Një prodhim i ARTE
25.07.2023 I ora 20:00 I Oborri i Residences se Ambasades Gjermane
Regjizor: Jeremy J. P. Fekete
Një prodhim i ARTE
Rreth një vit më parë vizituam me regjizorin e filmit Jeremy Fekete parqet kombëtare të Shqipërisë. Ne eksploruam malet magjepsëse dhe një ishull të populluar nga zogjtë dhe gjarpërinjtë, dëgjuam ulërimën e çakenjve dhe kaluam lumin e fundit me rrjedhje të lirë në Evropë.
Tani më në fund filmi ka dalë! Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në premierën e saj në Shqipëri. Udhëtimi kinematografik të çon nga alpet në bregdetin Shqiptar dhe në zemrat e atyre që punojnë për të mbrojtur diversitetin e tyre ekologjik.
Aktiviteti zhvillohet më 25 korrik 2023, ora 20:00 në Ambasadën Gjermane Tirane. Filmi dhe diskutimi janë në gjuhën angleze (pa titra).
Kujdes: kërkohet të rezervoni! Filmi do të shfaqet përpara një publiku të kufizuar open-air. Të gjithë të interesuarit duhet të regjistrohen me email në anjatroelenberg@gmx.de deri 48 orë përpara fillimit të filmit. Lutemi për regjistrimin tuaj përmes emrit, numrit të telefonit, adresës E-mail. Hyrja do të jetë e mundur vetëm nëse rezervimi konfirmohet nga organizatorët.
Presim me padurim t’ju takojmë, bashkë me miqtë dhe familjarët tuaj!