Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Shfaqja Mede(a)t në Lezhë

📍Pas suksesit në Kurbin e Tiranë Mede(a)t do të vijë në Lezhë.

Medea – Një mit që vjen nga lashtësia, por prek anën e errët njerëzore, në këtë rast të gruas dhe që na fton të shohim deri në gjenezë dhe ngjashmëritë me ditët e sotme.
Cilat janë vajzat dhe gratë që prodhon e sotmja dhe si gënjeshtrat fitojnë mbi të vërtetat?
Medea jonë hedh dyshime mbi rrjedhën e ngjarjeve në një histori që na vjen prej antikitetit grek deri në ditët e sotme, thuajse e pandryshuar. Një strukturë shoqërore, ku drejtësia nuk është funksionale, krijon individë të frustruar dhe shtyn këta të fundit drejt veprimeve trishtuese.

🎭Kjo vepër teatrale është realizuar nga regjizori Vladimir Doda dhe me lojën teatrale të të rinjve Gledia Toma, Arbra Gjidiaj, Ervin Doda, Erjola Hysa, Xhoana Prenga, Jonida Arapi, Aleksandra Gjoka dhe Antonela Balloshi me mbështetjen e Global Initiative Against Transnational Organized Crime e Resilience Fund.

🔺️Për të përjetuar emocione të forta të teatrit ju presim me 📅datë 17.04.2023 në 🕠orën 17:30 në 📌Qendrën Kulturore të Fëmijëve, Lezhë.

#sebastia #Medea #teatër
#SëbashkuKundërAktiviteteveIlegale

Date

17/04/2023
Aktivitete të Përfunduara

Location

Qendra Kulturore e Fëmijëve Lezhë
Lezhë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.