Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Takim me Nathalie Clayer, Artan Puton dhe Fatos Lubonjën te “Biblioteka Kombëtare”

‼️ NJË NGJARJE E VEÇANTË NË BIBLIOTEKËN KOMBËTARE

➡️ Në Bibliotekën Kombëtare të Shqipërisë 🇦🇱 mirëpresim historianen e njohur Nathalie Clayer, e cila sjell për publikun shqiptar librin e saj më të fundit “Një vështrim multifokal i historisë së Shqipërisë (1920–1939)”.

🗣 Në një bashkëbisedim të hapur me publikun, së bashku me Artan Puton dhe Fatos Lubonjën, do të diskutohen qasjet bashkëkohore në historiografi, sfidat e interpretimit dhe rëndësia e kujtesës historike në ditët tona 📚

🌍 Nathalie Clayer është një nga studiueset më në zë të historisë së Ballkanit, me kontribute të spikatura në studimin e nacionalizmit, institucioneve dhe transformimeve shoqërore në hapësirën shqiptare.

📅 E mërkurë, 6 maj 2026
🕕 Ora 18:00
📍 Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, Qendra “Sotir Kolea”, Salla Franceze

Të uriturit e historisë, ju mirëpresim! 🤩

Date

06/05/2026
Kategorite

Location

Salla "Sotir Kolea", Biblioteka Kombëtare
Rruga e Elbasanit, Tiranë

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.