Koncerti Ninullat e Natyrës nga "Çel Ensamble" - Biletat në shitje KËTU!

Takim “Qyteti i humbur” nga Jani Koçllari te Qendra “Art & Aktivizëm” Durrës

Ju ftojmë të bashkoheni në aktivitetin tonë në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Monumenteve dhe Siteve!
Më 18 prill 2024, nga ora 19:00 deri në ora 20:00, në Qendrën Art dhe Aktivizëm, do të zhvillojmë një prezantim të veçantë nga historiani dhe arkeologu, PhD. cand. pedagogu Jani Koçillari.
Jani Koçillari është një ekspert i njohur në fushën e arkeologjisë dhe historisë së artit, me një përvojë të gjërë akademike dhe punës në terren. Me një diplomë “Master i Shkencave në Arkeologji dhe Kulturave të Botës së Lashtë” nga Universiteti i Bolonjës, dhe me disa libra dhe artikuj shkencorë në emër të tij, ai ka kontribuar në studimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore të Shqipërisë.
Në prezantimin e tij, Jani Koçillari do të shpalosë rezultatet e kërkimeve të tij mbi identifikimin e gjurmëve të strukturave arkeologjike të një “Qyteti të Humbur” në zonën e Durrësit. Studimi i mundshëm i një amfiteatri dhe strukturave të tjera ka ngjallur interes të madh në nivel ndërkombëtar, duke marrë pjesë në konferenca dhe takime akademike në Itali, Shqipëri dhe më gjerë.
Ky aktivitet është një mundësi për të njohur më shumë për historinë dhe trashëgiminë kulturore të Durrësit, si dhe për të marrë pjesë në diskutime kulturore.
Ju mirëpresim!

Date

18/04/2024
Aktivitete të Përfunduara
Kategorite

Location

Qendra "Art & Aktivizëm" Durrës

QR Code

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Almanart

Informohu për eventet më të bukura tani!

Bëhu pjesë përmes butonit “Subscribe” në newsletter “Almanart”.