Teater per femije “Gjirafat” te Teatri Kombetar Eksperimental “Kujtim Spahivogli” Tirane
Ejani kalamaja…sezoni i shfaqeve për fëmijët ka filluar me: • Gjirafat S’vallëzojne Dot •
7, 8 tetor
🕗 1️⃣0️⃣ : 3️⃣0️⃣
📍 Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”
• Regjia dhe Koreografia: Semela Skënderasi
• Performues: Valentina Myteveli, Mariel Brahimllari, Erta Sina, Semela Skënderasi
• Kostume: Sofi Kara
• Videoanimacion: Redina Qose
🦒“Gjirafat s’vallëzojnë dot”🦒
Bazuar në librin për fëmijë me të njëjtin titull, me autor Giles Andreae, është një shfaqje dansi argëtuese dhe edukative për fëmijë, e cila me anë të gjuhës së trupit tregon se gjithësecili prej nesh është i ndryshëm, por unik në të njëjtën kohë.
“Gjirafat s’vallëzojnë dot” ka në qëndër Geraldin, një gjirafë që nuk dinte të kërcente. Geraldi ka katër këmbë të majta, gjunjët i mban gjithmonë përkulur dhe këmbët i ka të ngurta.
Falë ndihmës së Gjinkallës, Geraldi mëson të vallëzojë dhe habit të gjitha kafshët e xhunglës.
Ai jep një mesazh tek fëmijët e vegjël se nuk ka asgjë të keqe të jesh i ndryshëm dhe t’i bësh gjërat në mënyrën tënde. Secili prej nesh ka një talent që e bën unik, por duhet një shtysë nga familja ose shoqëria për të arritur tek gjërat e guximshme.
📍Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.
Salla 150, Arturbina
ℹ️ Orari i biletaris : Martë – Diel
🕘 09:00 – 13:00 | 🕔 17:00-20:00
👇 Rezervo…
☎️ Tel : 069 57 177 46
📨 Ose na shkruani në faqen tonë (Inbox)
🎫 Çmimi i biletës: 1️⃣0️⃣0️⃣ Lekë
🎫 Tarifa të reduktura sipas kategorive përfituese në bazë të VKM nr. 381, datë 01.06.2022.
⭐ JENI TË MIRËPRITUR ⭐
Date
- 07 - 08/10/2023
- Aktivitete të Përfunduara
Location
- Teatri Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”